Saturday, 24 February 2018 | Lajme: 13

Vajza që pritet të jetojë 105 vjet

vajza

Një bebe shtatëmuajshe me flokë bionde ka pasur fatin të lind në lagjen e qetë të Norhumberland, vendi ku femrat jetojnë më së shumti në Angli.

Vajzat e lindura në Northburn Estate në Cramlington zakonisht jetojnë deri në moshën 105 vjeçare.

Ky vlerësim vjen nga Shëndeti publik anglez, që ka bërë një hulumtim për shëndetin e shtetit. Ata pohojnë se në disa komunitete fëmijët e sapolindur kanë mundësi të jetojnë deri në 82 vjet femrat kurse meshkujt deri në 79.

“Jam shumë e lumtur që ajo mund të jetojë deri në 105 vjet”, ka thënë nëna e saj Gemma, që e mbante vajzën e saj pranë vetes. “Mund të imagjinoj se çfarë mund të arrijë ajo gjatë gjithë asaj kohe? 20 vjet mund t`i kalojë duke udhëtuar nëpër botë dhe të realizojë ëndrrën e saj”.

Kjo është e vërtetë, por problemi kryesor mbetet nëse ajo do të ketë para për të realizuar ëndrrën e saj. Ekspertët thonë se vajzat si Megani pritet të përjetojnë për herë të dytë moshën mesatare, mes 50 dhe 70 vjeç. Derisa më herët se kjo moshë mund të marrin pensionin e tyre.

Nëse mjekësia vazhdon me zbulimet e reja dhe nëse do të ketë para të mjaftueshme për të realizuar ëndrrat e saja, atëherë Megani e rritur do të ketë një jetë të mirë. Nëse jo, ajo nuk do të mund të punojë shkaku i sëmundjeve dhe do të jetë shumë e varfër.

Pra pse Megani parashikohet të jetojë aq gjatë, dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo?

Si meshkujt, si femrat janë tani jetojnë 30 vjet më shumë sesa njerëzit që kanë jetuar një shekull më parë, kryesisht përshkak të kujdesit më të mirë shëndetësor, dietave dhe kushteve të jetës. Gjatë jetës së Megan, kushtet jetësore do të mundësojnë që femrat të jetojnë deri në 100 vjet.