e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Franca, kampion i ri i Evropës

Kombëtarja e Francës, është kampion i ri i Evropës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Francezët pas një loje mjeshtërore në finale e mposhtën me rezultat 41:32 Danimarkën. Kampionati Evropian është mbajtur në Danimarkë, por kjo fare nuk i pengoi hendbollistëve francez që të bëjnë paraqitje të shkëlqyeshme në finale dhe të fitojnë me 9 gola epërsi.

Ky është titulli i tretë në histori i kombëtares franceze, ndërsa Danimarka nuk e shfrytëzoi përparësinë e fushës. Pjesa e parë e ndeshjes ishte në zotërim të Francës, e cila e përfundoi me rezultat 23:16. Në pjesën e dytë danezët nuk patën fuqi që të shkrijnë rezultatin e lart të Francës. Danimarka zhgënjeu shikuesit e vet, ndërsa Franca kremtoi titullin e ri.

Në radhët e francezëve u dalluan Michael Guigou me 10 gola, Valentin Porte me 9 dhe Daniel Narcisse me 6 gola. Të tre Ndërkaq, tek danezët më efikasi ishte Mikkel Hansen, me 9 gola. Edhe në luftë për vendin e tretë është zhvilluar ndeshje tepër interesante ne mes Spanjës dhe Kroacisë. Spanjollët shënuan fitore me rezultat të gushtë 29:28 dhe stolisen me medalje të bronztë.