e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Zbulohet dokumenti sekret për Radikën

radika_586125231

 

Gazeta Panorama vijon me trajtimin e çështjes së devijimit të lumit Radika, për të cilin një ditë më parë reagoi edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, duke mohuar pasjen e një plani.

Gazeta zbulon sot negociatat mes dy qeverive. Panorama shkruan se, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka informuar më datën 10 dhjetor të vitit 2013 Kuvendin e Shqipërisë mbi kërkesën e Maqedonisë për devijimin e burimeve të lumit Radika.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm, zyrtarët e MPJ-së kanë informuar deputetët për projektin e Maqedonisë për të ndërtuar një HEC në fushën e Lukovës, duke përdorur burimet ujore të lumit Radika.

“Panorama” ka zbardhur të plotë raportimin e drejtoreshës së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtarë në MPJ, Suela Janina, e cila ka dhënë detajet dhe për kërkesën e Greqisë për të devijuar burimin e lumit Vjosë.

Drejtoresha e Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare, MPJ, Suela Janina: Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të problematikës së krijuar qoftë me komunitetin e Dibrës së Madhe, për çështjen e një projekti, të cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike për ndërtimin e një hidrocentrali në fushën e Lukovës. Ideja është se, duke qenë se burimet natyrore nuk janë të mjaftueshme në këtë zonë, është menduar që të merren pesë degë të lumit Radika dhe të çohen në 3 kanale të nëndheshme, të çohen drejt fushës së Lukovës”.

Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama, mbrëmë në profilin e tij në facebook ka shkruar se po bëhet shumë zhurmë për asgjë. “S’ka projekt, s’ka gjasë të ketë fillim të njëanshëm, s’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë!”, ka thënë Rama