e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

SHBA, poligami që jeton i lumtur me 5 gra dhe 24 fëmijë (Foto)

poligami

Asnjëherë si në këtë rast koncepti i “familjes së madhe” mund të konsiderohet më i përshtatshmi.

Kjo është familja e Brady Williams, një menaxher projekti në industrinë, i cili falë historisë së tij është kthyer në yllin e një reality show në TLC. 43-vjecari nga Utah është një nga 15 mijë poligamët perëndimorë.

Ai ka pesë gra në haremin e tij dhe 24 fëmijë për të ushqyer të gjitha nga 2 deri 20 vjeç.

Edhe pse në shumicën e vendeve perëndimore poligamia është e ndaluar, me 13 dhjetor gjyqtari rrethit, Clark Waddoups vendosi antikushtetues ligjin, që ndalon poligaminë në shtetin e Utah, duke bërë që Brady dhe familja e tij të merrnin frymë lehtësisht.

Bashkëshorti i pesë grave ka publikuar disa foto me gratë e tij në Twitter, ku shfaqet tepër i qeshur dhe i lumtur.

p 1

p 2