e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Ja kush janë politikanët kosovarë që kanë nga dy gra

Janë tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra.

Ata janë: Agim Çeku, Ish-Kryeministër, Ministër aktual i FSK’së, Sami Lushtaku, Kryetar i Skenderajt dhe Blerim Shala, Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në Miss Kosova qysh nga koha kur ishte Kryeministër i vendit, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.

Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun kosovar. Ndryshe nga të tjetër, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.

Ngjashëm vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me z. Shala gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, Nënkryetari i AAK’së nuk ka fëmijë.