Saturday, 24 February 2018 | Lajme: 13

Cigaret elektronike shpëtojnë jetën

Kalimi nga cigaret tradicionale në cigare elektronike mund t’i kursejë jetën miliona duhanpirësve, është thënë në një konferencë për pajisjet gjithnjë e më të popullarizuara, ndonëse disa ekspertë kanë paralajmëruar se nevojiten më shumë hulumtime për efektet ndaj shëndetit.

Përdorimi i cigareve elektronike – pajisje me bateri që simulojnë duhan pirjen nëpërmjet nxehjes dhe avullimit të një lëngu që përmban nikotinë – është rritur me shpejtësi, teksa edhe prodhuesit e duhanit tani po i bashkohen trendit. Shitjet vjetore janë dyfishuar në katër vjetët e fundit dhe cigaret elektronike përdoren nga rreth shtatë milionë njerëz në Evropë, kanë thënë organizatorët.

Ligjbërësit evropianë në tetor kanë lëshuar një përpjekje për të frenuar shitjen e cigareve të tilla, duke i klasifikuar ato si produkte mjekësore.

“Cigaret po mbysin 5.4 milionë njerëz në vit në botë”, ka deklaruar Robert West, një profesor i psikologjisë shëndetësore dhe drejtor i hulumtimeve për duhanin në “Cancer Research UK”.

Ai ka thënë se kalimi në cigaret elektronike mund të kursejë miliona jetë, por debati ka qenë për atë se “a ka gjasë që të arrihet ky qëllim dhe se cila është mënyra më e mirë për ta arritur atë”.

Profesori West ka thënë se pothuajse një e treta e përpjekjeve që bëhen për ta lënë duhanin përfshijnë përdorimin e cigareve elektronike. Ndonëse këto pajisje vlerësohet të jenë ndërmjet 95 dhe 99 për qind më të sigurta se cigaret tradicionale me duhan, disa vende i kanë ndaluar ato.