e Dielë, 20 Prill 2014 | Lajme: 8

Shënohet Dita Botërore e shkencës për paqe dhe zhvillim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski sot në Rektoratin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Botërore të shkencës për paqe dhe zhvillim, në organizim të këtij Universiteti.

Është parashikuar edhe ekspozitë me postera nga projektet shkencore-kërkimore të financuara nga Universiteti në vitin 2012, si dhe një ekspozitë monografish të punimeve të tjera shkencore të publikuara nga kuadri kërkimor i Universitetit, në vitin akademik 2012/2013.