e Shtunë, 23 Shtator 2017 | Lajme: 0

Familja më e re, nëna 11 vjeç, babai 17, gjyshja 24

Është vetëm 11 vjeç dhe është shtatzënë. Kjo është një vajzë në një lagje të Leçes në Itali. Është nxënëse e  klasës së gjashtë dhe është pesë muajshe shtatzënë. Babai i foshnjës që do të vijë në jetë “i dashuri” është 17-vjeç. Lajmi është publikuar në “Nuovo Quotidiano di Puglia”.

Vajza është përpjekur ta fshehë me çdo mënyrë shtatzëninë, por prindërit, nëna në veçanti kishte dyshuar kur e kishte parë vajzën që rrumbullakosej çdo ditë e më shumë. Një vizitë te gjinekologu i hoqi të gjitha dyshimet. Edhe vet nëna e të miturës kishte lindur në moshën 13 -vjeçare. Pas kësaj historie të pa besueshme fshihet një situatë e degradimit social dhe ekonomik thonë mediat italiane.