e Martë, 12 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Si përgatiten domatet turshi

Përbërësit:

2.5 l ujë

2 gota sheqer

1.5 gotë krip

1 gotë uthull

5 kg domate

1 qese mbrojtës i venës

karota dhe fletë dafine sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastrojmë domatet ,i shpojmë dhe i lëmë në temperaturë të dhomës deri të teren. Ne një tenxhere hedhim ujin, kripën dhe sheqerin dhe i vlojmë. E largojmë nga zjarri dhe i shtojmë uthullën dhe mbrojtësin e verës. Domatet i vendosim në kavanoza, i shtojmë karotat dhe fletët e dafinës dhe në fund i hedhim shëllirën e nxehtë(jo valë).